Advertisements

milazim krasniqi
Milazim Krasniqi 

Profesor i asocuar i gazetarisë dhe letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi udhëheq Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, aty ku në vitin 2004 ka fituar titullin e doktorit të shkencave filologjike. Themelues i Institutit të Medies, redaktori i parë i zhurnalit “Media”, Krasniqi ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (2001-2009) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2008-2010.)

Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Krasniqi është një ligjërues, poet, romansier, dramaturg, publicist dhe komentues politik. Për mbi dhjetë vite ai ka shërbyer si sekretar  i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës “Fjala” dhe “Interesi Nacional”, redaktor përgjegjës i gazetës ditore “Bota Sot” dhe kolumnist i rregullt i gazetave dhe revistave të ndryshme. Disa vite ka qenë edhe bashkëpunëtor i rregullt i Radios Evropa e Lirë, emisionet në gjuhën  shqipe.

Disa nga mbi 30 librat e tij që përfshijnë poezinë, romane, drama, studime dhe publicistikë, janë: Letërsia dhe besimet fetare, Soneti në poezinë shqipe, Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore , Fotografitë e kujtimeve, Rulet rus për Ali Pashën, Monedha e Gentit, Nacionalizmi shqiptar, E kujt është kjo kulturë. Krasniqi është autor edhe i teksteve universitare Hyrje në Gazetari dhe Ekskomunikimi si histori e fshehur dhe mentor i shumë studentëve të nivelit Master dhe PhD. Ka një numër të punimeve akademike të botuara nëpër zhurnalë të shumtë vendor dhe ndërkombëtar përfshirë: Media dhe Seminari – Universiteti i Prishtinës, Sarajevske Sveske – Sarajevë,  Vizione-Shkup, Vjetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, etj. Ai ka prezantuar kumtesa në sesione të ndryshme shkencore si në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Universitetin Sakarya–Turqi, Universiteti UFO –Tiranë, , etj.

Krasniqi është intervistuar apo cituar nga BBC, CNN, Zëri i Amerikës, Evropa e Lirë, Radio Televizioni i Kosovës, RTV 21, RTSH, TV Klan, Epoka e Re, Kosova Sot si dhe nga mediume të tjera rajonale, të shkruara dhe elektronike. Si komentues politik ai ka qenë i ftuar shumë herë në programe dhe debate televizive.

Krasniqi jeton në Prishtinë me të shoqen Edibe Krasniqin, me të cilën ka tre fëmijë.

 

 

Vepra e deritashme: letrare, shkencore dhe publicistike

 

 

POEZI

Imazhi gri 1982 Rilindja Prishtinë Poezi
Pirg vegimi 1985, Rilindja, Prishtinë Poezi
Qeshje sardonike 1987, Rilindja, Prishtinë Poezi
Formula e Katonit 1990, Rilindja, Prishtinë Poezi
Kurs për pantomimë 1994, Rilindja, Prishtinë Poezi
Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat 1996 Rilindja, Prishtinë Poezi
Dritë në kujtime 2008, Arbëria, Tiranë Poezi
Rigjetja e vetes 2013 Arbëria, Tiranë Poezi
Poezia dhe vdekja 2017 Logos A, Shkup Poezi

 

PROZA

Fotografitë e kujtimeve 2002, Logos A, Shkup Roman
Fijet e shpirtit 1998, Dadania, Prishtinë Roman

 

 

DRAMA/KOMEDIA

Mos më merrni në qafë 1990, Rilindja, Prishtinë Komedi
Zbulimi 1990, Rilindja, Prishtinë Komedi
Punë Sizifi 1990, Rilindja, Prishtinë                                        Komedi
Kush i bie Fellit
1997 SHSHK, Prishtinë
Komedi
Bryma e vdekjes 2001, Prishtinë Drama
Liria po vjen 2007 Prishtinë Drama
Kosovë në ndërgjegje 2001 Prishtinë Drama
Monedha e Gentit 2003, Prishtinë Dramë
Rulet rus për Ali Pashën 2004 Drama
Një Antigonë e re 2004 Prishtinë Drama
Kësulkuqja e shekujve 2004 Prishtinë Drama
Kur lindi partia 1995 SH.SH.K Prishtinë Komedi
Këmba e Titos nuk shkel më në Kosovë 1996 Prishtinë Komedi

 

 

PUBLICISTIKA  

 

Horrat në krye të detyrës 1998 Kosovarja Publicistikë
Kosova pas 22 janarit 1998 2000, Dardania Publicistikë
Meditime islame 2005 Furkan, Shkup Publicistikë
Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore 2007, Prishtinë Publicistikë
Në çfarë Kosove do të jetojmë 2008, Zëri Publicistikë
Ankthi i vjetër në shekullin e ri ( Presionet e Serbisë ndaj Kosovës pas vitit 1999) 2011, Zëri Ynë Prishtinë Publicistikë

 

STUDIME

Soneti në poezinë shqipe 2005,  PEN, Prishtinë Studim monografik
Dhuna dhe qytetërimi perëndimor:Islami si fillim i historisë 2006 , Logos A Shkup Studim
Letërsia dhe besimet fetare 2010, Logos A Studim monografik

 

Nacionalizmi shqiptar,                                                 

 

2014, Logos A

 

Studim monografik
E kujt është kjo kulturë 2015, Logos A Studime kulturore  dhe mediale

 

Hyrje në gazetari 2008 Libër universitar
Ekskomunikimi si histori e fshehur 2016 ROZAFA Libër universitar

 

 

 

Advertisements